PSG ka nevojë për rini

Trajneri Laurent Blanc thotë se Paris Saint-Germain ka nevojë për një grup të futbollistëve të rinj për të përforcuar statusin në mesin e gjigantëve evropian. Kampioni i Francës ka dominuar tregun e futbollistëve së fundmi duke blerë yje si Zlatan Ibrahimovic e Edinson Cavani. Por, ish selektori i Francës beson se futbollistëve të mëdhenj, duhet…

Sport

17/01/2014 17:50

Trajneri Laurent Blanc thotë se Paris Saint-Germain ka nevojë për një grup të futbollistëve të rinj për të përforcuar statusin në mesin e gjigantëve evropian.

Kampioni i Francës ka dominuar tregun e futbollistëve së fundmi duke blerë yje si Zlatan Ibrahimovic e Edinson Cavani.

Por, ish selektori i Francës beson se futbollistëve të mëdhenj, duhet të këshillojnë bashkëlojtarët e tyre.

“Futbollistët me përvojë që kanë luajtur në futbollin evropian për një periudhë të gjatë, u ndihmojnë të rinjve në adaptimin dhe avancimin e tyre”, deklaroi Blanc për Le10Sport.

“Në çdo ekip të madh, ju nevojiten futbollistë të mëdhenj, por edhe futbollistë të rinj që adaptohen shpejt në ekip konkurrent. Me futbollistë si Rabiot dhe Ongenda, është shenjë se Paris mund të blejë lojtarë, por edhe zhvillojë të rinj, në të njëjtën kohë, sepse regjioni i Parisit është përplot me të tillë”, u shpreh ai.