PSG-ja i vendos çmim Marco Verrattit, ekipet arabe në garë

Prej disa ditësh tashmë, “gjigandët” arabë të Al-Hillal e Al-Ahly janë në garë për sigurimin e shërbimeve të “arkitektit” italian të mesfushës së PSG, Marco Verratti e mesa duket këtë të martë, që sapo lamë pas, ylli i “parisienëve” ka bërë zgjedhjen e tij. Sipas raportimeve më të fundit nga mediat franceze, mesfushori italin preferon…

Sport

02/08/2023 11:52

Prej disa ditësh tashmë, “gjigandët” arabë të Al-Hillal e Al-Ahly janë në garë për sigurimin e shërbimeve të “arkitektit” italian të mesfushës së PSG, Marco Verratti e mesa duket këtë të martë, që sapo lamë pas, ylli i “parisienëve” ka bërë zgjedhjen e tij.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat franceze, mesfushori italin preferon të transferohet tek Al-Hilal, me të cilët ka arritur dhe akordin për një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 30 milionë euro në sezon.

Në krahun tjetër, përsa i përket negociave mes klubeve, kampionët e PSG e kanë ulur ëmimin e Verratt, 30-vjeçar, i në 50 milionë euro, shifër kjo kollaj e arritshme nga bordi i farancezëve.