PSG i bashkohet garës për transferimin e Kessie

Franck Kessie duket se do të largohet nga Milani.

Sport

07/09/2021 09:12

Kessie ka kontratë me Milanin të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Futbollisti së fundmi thuhet se ka refuzuar të rinovojë atë pasi Rossonerët i kanë ofruar pagë 6.5 milionë euro, ndërsa ai dëshiron të paktën 8 milionë për të nënshkruarë marrëveshjen e re.

Sipas ‘Foot Mercato’, PSG i është bashkuar garës për transferimin e Kessie.

Tottenham ka qenë gjithashtu i lidhur me 24-vjeçarin, por ‘Parisienët’ janë gati ti ofrojnë atij pagë 9 milionë euro në sezon.

Thuhet se gjiganti italian do ta shesë mesfushorin në Janar në mënyrë që të mos ta humb falas vitin e ardhshëm pasi t’i mbarojë kontrata. /Lajmi.net/