PSG heq dorë nga Koulibaly, kthehet kah Skriniar
Paris Saint Germain janë të vendosur për transferimin e një qendërmbrojtësi dhe në listën e dëshirave të tyre ka disa emra.
Sport
Kalidou Koulibaly ishte lojtari që lidhej me kalimin e mundshëm te PSG tash e disa kohë, por duket se dëshirat e parisienëve tashmë kanë ndryshuar.
Sipas raportimeve të medieve italiane, PSG ka hequr dorë nga Koulibaly dhe tashmë dëshiron kartonin e mbrojtësit të Inter, Milan Skriniar, transmeton lajmi.net.
Një nga shkaqet për këtë lëvizje të PSG besohet të jetë çmimi i shtrenjtë i senegalezit, i cili vlerësohet me 110 milionë euro.
Konkurrenca do të jetë e madhe edhe për Skriniar, pasur parasysh se për të janë interesuar disa skuadra të mëdha evropiane.
25 vjeçari ka kontratë me Inter deri në vitin 2023. /Lajmi.net/