PSG gati t’i jap tjetër goditje Real Madridit – futet fuqishëm në garë për Tchouameni

Sport

25/05/2022 09:30

Paris Saint-Germain janë gati t’i japin një tjetër dozë dëshpërimi skuadrës së Real Madrid.

Pasi i ndalën Kylian Mbappe, PSG janë gati t’i “marrin” edhe një tjetër lojtar skuadrës së Realit.

Aurelien Tchouameni është dëshira e ‘Los Blancos’ për mesfushën, por PSG janë gati të ‘vjedhin’ marrëveshjen, përcjell lajmi.net.

Parisienët duan të ofrojnë 80 milionë euro për kartonin e lojtarit të Monaco.

Lojtari ka thënë te shokët e skuadrës se ka zgjedhur Real Madridin, por nuk ka marrëveshje mes klubeve.

Krerët e Monaco kanë bërë të ditur se nuk kanë preferenca për klubin por do të zgjedhin ofertën më të mirë. /Lajmi.net/