PSG gati ofertën për Theo Hernandez, kërkon me çdo transferimin e tij

Theo Hernandez është objektivi kryesor i Paris Saint-Germain këtë verë.

Sport

28/05/2021 10:41

Skuadra franceze kërkon me çdo kusht transferimin e mbrojtësit, për të cilin kishte shprehur interesim edhe në të kaluarën, transmeton lajmi.net.

Drejtori sportiv i klubit, Leonardo, pritet që të largojë nga skuadra Kurzawa dhe Bernat, për t’i dhënë kështu hapësirë më të madhe konkurrencës Hernandez dhe Mitchel Bakker.

Në parim, Hernandez do të largohet nga Milani nëse arrin një ofertë e mirë, situata e vështirë ekonomike që po kalojnë do t’i detyrojë ata të shesin.

Hernández ka një kontratë me Milanin deri në qershor 2024 dhe PSG do të ishte i gatshëm të ofronte 40 milionë euro në tryezë për të marrë lojtarin./Lajmi.net/