PSG e Manchester United të interesuara për Leaon – Milani kërkon 100 milionë euro

PSG dhe Manchester United janë të interesuar për Rafael Leaon, por, për ta marrë lojtarin në radhët e veta, i duhet t’i bëjnë mirë llogaritë financiare.

Sport

19/05/2022 14:32

Sipas asaj që raporton Gazzeta Italia, për portugezin Milani kërkon hiç më pak sesa 100 milionë euro.

Anësori ka shkëlqyer këtë sezon me “kuqezinjtë”, duke qenë shumë herë vendimtar në sukseset e Milanit.

Stefano Pioli nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e futbollistit, mirëpo nëse arkat e klubit “mbushen”, diçka e tillë edhe mund të pranohej.

Kontrata e Leaos me Milanin përfundon në vitin 2024.

Vlera e futbollistit aktualisht, sipas Transfermarkt, është diku rreth 50 milionë euro. /Lajmi.net/