PSG e blen për 35 milionë, por Suzuki mund të përfundojë te Juventusi

Paris Saint-Germain është shumë pranë marrëveshjes me Parmën për portierin japonez Zion Suzuki, në një operacion që kap vlerën e rreth 35 milionë eurove. Por kampioni i Evropës mund të mos e mbajë menjëherë në Paris, PSG po shqyrton mundësinë që ta huazojë Suzuki-n për një sezon, ndërsa Juventusi është favorit për ta marrë në…

Sport

12/08/2026 08:55

Paris Saint-Germain është shumë pranë marrëveshjes me Parmën për portierin japonez Zion Suzuki, në një operacion që kap vlerën e rreth 35 milionë eurove.

Por kampioni i Evropës mund të mos e mbajë menjëherë në Paris, PSG po shqyrton mundësinë që ta huazojë Suzuki-n për një sezon, ndërsa Juventusi është favorit për ta marrë në huazim.

Bisedimet mes Juventusit dhe PSG-së tashmë kanë nisur, ndërsa bardhezinjtë e shohin portierin japonez si një opsion shumë interesant për sezonin e ardhshëm.