PSG bën ofertë për Rudiger – gjermani preferon Real Madridin edhe pse oferta është më e ulët

Real Madrid dhe PSG tashmë kanë bërë ofertat për qendërmbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger.

Sport

09/01/2022 18:40

Gjermanit i skadon kontrata në verë dhe me këtë situatë momentale, pritet që në verë të largohet nga “Stamford Bridge” si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Dy klubet më të interesuara për Rudiger, janë PSG dhe Real Madrid, të cilët raportohen se edhe kanë bërë oferta.

PSG i ka ofruar Rudigerit pagë prej 7 milionë euro për vit, derisa oferta e Real Madridit është edhe më e ulët, sidoqoftë, skuadra madrilene shihet si destinacioni i radhës.

Rudiger është më i hapur për kalimin në “Santiago Bernabeu” para “Parisienëve”, kështu se paku raporton gazetari i Foot Mercato, Santi Aouna.

Ndërkohë, Bayern Munich në të kaluarën ka shprehur interesim, por ende s’ka bërë ndonjë ofertë zyrtare./Lajmi.net/