PSG arrin marrëveshje personale me Ruiz – kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare me Napolin
Fabian Ruiz së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Paris Saint Germain. Ekipi parisien ka arritur marrëveshje personale për transferimin e lojtarit të Napolit, Fabian Ruiz. Sipas Fabrizio Romanos, kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare me ekipin italian, transmeton lajmi.net. Paris Saint Germain kërkojnë ta mbyllin së shpejti komplet marrëveshjen për spanjollin, pasi…

Sport
Fabian Ruiz së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Paris Saint Germain.
Ekipi parisien ka arritur marrëveshje personale për transferimin e lojtarit të Napolit, Fabian Ruiz.
Sipas Fabrizio Romanos, kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare me ekipin italian, transmeton lajmi.net.
Paris Saint Germain kërkojnë ta mbyllin së shpejti komplet marrëveshjen për spanjollin, pasi u përfol se Real Madridi do shkonte pas tij sezonin e ardhshëm.
Ruiz ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2023./Lajmi.net/