PSG arrin marrëveshje personale me Hakimin

Paris Saint Germain duket se do të bëjë goditjen e parë në këtë afat kalimtar veror.

Sport

29/05/2021 12:51

Siç ishte raportuar dje nga mediat italiane, tani mediat franceze bëjnë të ditur se negociatat për shitjen e harkimit kanë hyrë në fazën e avancuar.

Sipas gazetarit francez të “RMCsport”, Mohamed Bouhafsi, Hakimi ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint Germain dhe tani mbetet vetëm marrëveshja me Interin, transmeton lajmi.net.

Bouhafsi shkruan se Hakimi është bindur nga projekti i Parisit pasi ka pasur kontakte direkte me Drejtorin sportiv, Leonardon.

Shuma që thuhet se Interi kërkon është 60 deri në 70 milionë euro për algjerianin./Lajmi.net/