PSG arrin marrëveshje me Hakimin, përmirëson ofertën drejt Interit

PSG është shumë pranë të arrijë marrëveshje për të kompletuar transferimin e mbrojtësit të Interit, Achraf Hakimi.

Sport

23/06/2021 16:09

Gjiganti francez ka përmirësuar kontratën drejt Interit, derisa ka arritur marrëveshje me lojtarin për pesë vitet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

“Marrëveshja e Achraf Hakimit. PSG tani do përmirësojnë ofertën drejt Interit –  rreth 70 milionë euro përfshirë bonuset për të arritur marrëveshjen.

PSG ka arritur marrëveshje personale me Hakimin për pesë vitet e ardhshme”, deklaroi ai.

Ndërkohë, portieri Gianluigi Donnarumma të premten do ta nënshkruajë kontratën me “Parisienët”./Lajmi.net/