PSG afër transferimit të Ramos

Gjiganti francez Paris Saint- Germain është afër ta transferojë në radhët e tyre mbrojtësin Sergio Ramos.

Sport

21/06/2021 08:52

Sipas gazetës ‘AS’, PSG do ta transferojnë Ramosin si futbollist i lirë gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi, nuk e vazhdoi kontratën me Real Madridin, dhe u largua nga klubi pas 16 vitesh.

Interesim për 35- vjeçarin kanë shprehur edhe Man Utd dhe Man City, por duket se PSG ka bërë ofertën më të mirë financiare.

Gjiganti francez po synon të sjellë sa më shumë yje në ekip që më në fund të arrijnë sukses në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/