PSG afër mbylljes së marrëveshjes me Soler

Carlos Soler mund të kalojë te PSG. Mesfushori i Valencia, me tipare ofensive, Carlos Soler, mund të ndërrojë skuadër në ditët e fundit të afatit kalimtar veror. Lojtari spanjoll, sipas raportimeve të Pedro Morata, mund të kalojë te skuadra e PSG, përcjell lajmi.net. Parisienët thuhet se po provojnë që të mbyllin marrëveshjen me yllin e…

Sport

30/08/2022 08:17

Carlos Soler mund të kalojë te PSG.

Mesfushori i Valencia, me tipare ofensive, Carlos Soler, mund të ndërrojë skuadër në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Lojtari spanjoll, sipas raportimeve të Pedro Morata, mund të kalojë te skuadra e PSG, përcjell lajmi.net.

Parisienët thuhet se po provojnë që të mbyllin marrëveshjen me yllin e Valencia gjatë orëve të ardhshme.

Thuhet se kampionët e Ligue 1 mund të ofrojnë 15 deri në 17 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet finalizimi i një marrëveshjeje mes dy palëve. /Lajmi.net/