Pse vetëm 54 vota Haxhiu sot – Cilët deputetë mungua në seancën e tetë konstituive të Kuvendit?

Tashmë ka përfunduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, as kësaj radhe nuk arriti që Albulena Haxhiu të bëhet kryeparlamentare. Haxhiu në seancën e tetë të Kuvendit, mori vetëm 54 vota, nga 57 sa mori në pesë seanca që emri i saj u propozua nga VV për kryeparlamentare. Haxhiu sot ka marrë tre vota më…

Lajme

29/04/2025 11:41

Tashmë ka përfunduar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, as kësaj radhe nuk arriti që Albulena Haxhiu të bëhet kryeparlamentare.

Haxhiu në seancën e tetë të Kuvendit, mori vetëm 54 vota, nga 57 sa mori në pesë seanca që emri i saj u propozua nga VV për kryeparlamentare.

Haxhiu sot ka marrë tre vota më pak se herët e kaluara në kandidaturën e saj për kryetare të parlamentit.

Nga 57 sa mori kandidatura e saj në votimet e kaluara, sot për zgjedhjen e Haxhiut votuan 54 deputetë.

Nezir Kraki ka qenë mungesa e konfirmuar të Vetëvendosje, deputeti Valon Ramadani është vonuar për seancë, ndërsa Veton Berisha i PLE-së nuk ka ardhur fare në seancë.

Albulena Haxhiu duke u larguar nga kuvendi foli shkurtimisht para mediave.

Haxhiu tha se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet dhe shpresojmë shumë në reflektim të opozitës.

“Faleminderit shumë”, tha shkurt.

Haxhiu po vazhdon të kundërshtohet nga partitë si PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate të cilët kanë abstenuar edhe në seancën e sotme.

Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të enjten në orën 10:00./Lajmi.net/