Pse Thaçi e jo Rugova ishte kryetari i delegacionit të Rambujesë? – Williams: Në atë kohë, UÇK-ja kishte një rol të rëndësishëm në përbërjen politike të Kosovës

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes po dëshmon juristi Paul Williams. Ai është pyetur se pse Ibrahim Rugova nuk ishte kryetar i delegacionit të Rambujesë ndonëse i njëjti ishte President i Kosovës, shkruan lajmi.net. Në lidhje me këtë, Williams ka thënë se kjo nuk ishte befasi dhe për këtë ka dhënë…

Lajme

18/09/2025 10:24

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, si dëshmitar i mbrojtjes po dëshmon juristi Paul Williams.

Ai është pyetur se pse Ibrahim Rugova nuk ishte kryetar i delegacionit të Rambujesë ndonëse i njëjti ishte President i Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë, Williams ka thënë se kjo nuk ishte befasi dhe për këtë ka dhënë arsyet e tij duke e përshkruar edhe Ibrahim Rugovën dhe kërkesat e tij, të cilat sipas Williams kanë qenë pavarësia dhe mospërdorimi i forcës.

“Presidenti Rugova që ishte personi i parë që unë i kam ofruar shërbimet e mija, e kam këshilluar përmes Bujar Bukoshit, e respektonte shumë e admironte shumë çdo bisedë që një ndërkombëtar bënte me Ibrahim Rugovën, dhe gjithmonë ai përfundonte me dy fjali, pavarësia dhe mospërdorimi i forcës.  Gjatë gjithë kohës këto i kishte kryefjalët kryesore, Pavarësinë dhe mospërdorimin e forcës”, ka thënë Williams.

Ai ka thënë se Rugova ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Rambuje për përfaqësimin e popullit të Kosovës, por që sipas Williams, komuniteti ndërkombëtar do të ishte shumë i shqetësuar nëse do t’iu duhej të negocionin me të si negociator kryesor.

Williams ka thënë se Rugova kishte një rol të rëndësishëm por nuk ishte negociator dhe nuk negocionte.

“Një aspekt tjetër ishte se kishte një ndryshim situate. Kishte realitete të tjera politike në teren, dhe shqiptarët do të kishin thënë që Bujari është kryeministri, kemi Ibrahim Rugovën dhe ata nuk do të negociojnë, por ndërkombëtarët do të kishin thënë po aktorët joshtetëror të armatosur ku janë, sepse ata kishin rol shumë të rëndësishëm. Patjetër që ata kërkonin pavarësinë, por nga pikëpamja ime duhej ky lloj konstilacioni, kjo lloj përbërje me të gjithë aktorët e përfshirë që të gjendej një zgjidhje.  Në atë kohë, UÇK-ja kishte një rol shumë të rëndësishëm në përbërjen politike të Kosovës”, ka thënë Williams. /Lajmi.net/