“Pse po të ngutet ty?”-” Nuk e toleroj” – Diskutimet në Këshill Gjyqësorë për pikën e rendit të ditës për dorëheqjen e gjyqtarëve serbë

Ka filluar mbledhja e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës. Në këtë mbledhje kryesuesi i KGjK-së, Rrustem Thaqi ka paraqitur rendin e ditës. Në momentin kur po diskutohej për ndryshimet e mundshme në kuadër të rendit të ditës ka nisur diskutimi edhe për komisionet e KGjK-së. Po ashtu aty nisi edhe diskutimi mbi çështjen dhe kërkesën e…

Lajme

24/07/2026 13:30

Ka filluar mbledhja e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.

Në këtë mbledhje kryesuesi i KGjK-së, Rrustem Thaqi ka paraqitur rendin e ditës.

Në momentin kur po diskutohej për ndryshimet e mundshme në kuadër të rendit të ditës ka nisur diskutimi edhe për komisionet e KGjK-së.

Po ashtu aty nisi edhe diskutimi mbi çështjen dhe kërkesën e gjyqtarëve serbë për dorëheqje dhe vendimin që pritet të merret sot në Këshill.

Me këtë rast pati diskutime në mes anëtarëve të Këshillit, ku njëri nga anëtarët, gjyqtari Artan Abazi pyeti tjetrin se pse po u ngutet që sot të diskutohet kjo çështje derisa deri sot u la krejtësisht në harresë.

“Pse po të gutet ty sot?”, pyeti Abazi gjyqtarin Velija.

Pas kësaj u kërkua që kryesuesi të marrë fjalën e të mos lejojë drejtime në këtë mënyrë në Këshill.

“Nuk e toleroj askush me u drejtu në këtë ton e në këtë mënyrë, jo me mu drejtu personalisht se s’është as korrekte”, deklaroi gjyqtari Fahret Velija./Lajmi.net/