Pse po shkarkohet Dritan Abazoviq?
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka bërë të ditur se i ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviq.
Lajme
Në vend të Abazoviq, ai ka propozuar ministrin e Financave, Milojko Spajiq, për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.
Pas njoftimit për nismën për mocionin e mosbesimit, ministrat e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe Jakov Millatoviq, kërkuan që Abazoviq të jepte dorëheqje nga posti i zëvendësministrit ose të tërhiqte nismën për rrëzimin e Qeverisë.
Qeveria e Malit të Zi mund të rrëzohet. Dritan Abazoviq dorëzon kërkesën për mosbesimin e qeverisë, ndërsa kryeministri Krivokapiç lajmëroi shkarkimin e tij nga detyra.
“Pa korrektësia që cenon qeverinë në të cilën ai është anëtar, duke ruajtur pozitën në të cilën ai është zgjedhur, cenimi i parimeve dhe parimeve kushtetuese mbi të cilat bazohet funksionimi i qeverisë, janë arsye të pafalshme pse i propozoj Kuvendit shkarkimin të zëvendëspresidentit Abazoviq”, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq.
Ndërkohë koalicioni “Zi mbi Bardhë”, lider i të cilit është Abazoviq, ka dorëzuar sot në Kuvendin e Malit të Zi një iniciativë për mosbesimin e Qeverisë. Nisma është nënshkruar nga 31 deputetë.
Koalicioni “Zi mbi të Bardhë” që drejtohet nga Abazoviq ka votat e duhura për rrëzimin e qeverisë.