Pse po e braktisin ushtarët FSK-në
Në muajin dhjetor bëhet një vit prej kur Kuvendi i Kosovës përmes tri-projektligjeve vendosi ta tranformojë FSK-në në ushtri, duke i dhënë kompetenca shtesë kësaj Force, shkruan sot gazeta Zëri.
Lajme
Që nga themelimi (2009) deri tash Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është përballur me shumë sfida. Pas transformimit, sfidat për ushtrinë e re u shtuan veçmas atëherë kur shteti serb nisi presionin ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti në FSK, të cilët menjëherë filluan të largohen. Si rrjedhojë e kësaj, numri i pjesëtarëve serbë që kanë braktisur deri tash FSK-në shkon mbi 71.
Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në vitin 2009 në bazë të “Planit Ahtisaari”, dokument që çoi drejt Pavarësisë së Kosovës.
Kjo Forcë është ngritur nën mbikëqyrjen e aleancës së Atlantikut të Veriut, por misioni dhe kapacitetet e saj nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova të ketë ushtrinë e saj.