Pse po dështon konstituimi i Kuvendit?

Konstituimi i Kuvendit dështoi edhe në përpjekjen e katërt të hënën, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi kohë për të arritur marrëveshje politike për emërimin e kandidates së saj, Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit. Kandidatura e Haxhiut s’u hodh fare në votim në seancën e fundit, në mungesë të mbështetjes nga paritë e tjera,…

Lajme

23/04/2025 09:34

Konstituimi i Kuvendit dështoi edhe në përpjekjen e katërt të hënën, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi kohë për të arritur marrëveshje politike për emërimin e kandidates së saj, Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit.

Kandidatura e Haxhiut s’u hodh fare në votim në seancën e fundit, në mungesë të mbështetjes nga paritë e tjera, pasi LVV-ja e vetme nuk i ka 61 votat e nevojshme për emërimin e saj.

Në seancën e së hënës, deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të arsyeshme që në atë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i kanë kërkuar partisë fituese të vijë me një kandidat tjetër.

Por, LVV-ja ngul këmbë se Haxhiu është kandidatja e tyre dhe kjo nuk do të ndryshojë.