Pse nuk votuan edhe pacientët!?

Komisioni Qendror Zgjedhor dhe menaxhmenti i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk e mbajnë veten përgjegjës që nuk ua kanë mundësuar votimin të gjithë pacientëve të hospitalizuar në ditën e zgjedhjeve.

Lajme

20/06/2014 10:05

Përderisa këto institucione e fajësojnë njëra-tjetrën për mosgatishmëri për t’i përmbushur obligimet e nevojshme për realizimin e këtij procesi, pacientët që mbetën pa votuar janë shprehur të zhgënjyer nga papërgjegjësia e institucioneve, shkruan Koha Ditore.

QKUK-ja thotë se katër ditë para zgjedhjeve i ka dorëzuar listat me emra, mbiemra, vendbanim dhe numrin identifikues të secilit pacient në Komisionin Komunal Zgjedhor. Por sipas Komisionit, listat kanë pasur mangësi në të dhëna.