Pse nuk po përdoret laparaskopi në Emergjencë ndonëse ndodhet aty? – Vitia: Po kryhen përgatitje teknike dhe logjistike ende
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur sot para mediave në lidhje me rastin e fundit të 5 vjeçarit në Lipjan. Ai gjatë kësaj konference është pyetur nga gazetarët për pajisjen “laparaskop” i cili ndonëse ndodhet në Emergjencë në QKUK, nuk po përdoret. Ai ka thënë se pajisja është sjell në QKUK nga fundi i…
Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur sot para mediave në lidhje me rastin e fundit të 5 vjeçarit në Lipjan.
Ai gjatë kësaj konference është pyetur nga gazetarët për pajisjen “laparaskop” i cili ndonëse ndodhet në Emergjencë në QKUK, nuk po përdoret.
Ai ka thënë se pajisja është sjell në QKUK nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar, dhe ka treguar pse tre muaj pas ende nuk po përdoret.
“Pajisja për laparaskop, dje kam kontaktuar me drejtorin e ShSKUK-së, ka ardh diku nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar dhe mirë qe ka ardh sepse me disa procedura këtë vit jemi vonuar për shkak të telasheve me buxhetin. Siç e dini buxheti vitin e kaluar kaloi tek një muaj më herët, dhe natyrisht laparaskopia ka ardhur dhe po kryhen përgatitjtet teknike dhe logjistike që të hyj në punë sa më shpejtë”, ka thënë Vitia.
Laparaskopi është një tub i hollë me kamerë dhe dritë që ndihmon kirurgët gjatë operacioneve për të parë organet e brendshme. /Lajmi.net/