Pse nganjëherë nuk pushojmë së ngrëni gjatë gjithë kohës?

A ndjeheni ndonjëherë non-stop të uritur dhe dëshironi të hani çdo gjë që gjeni në kuzhinën tuaj? Ja pse ndodhë kjo.

Lifestyle

30/08/2014 00:14

Uria thjeshtë nuk po u largohet. Kjo nuk ndodhë pa ndonjë arsye. Prapa këtij oreksi të rritur qëndron diçka, që po ju bën të hani shumë shpesh në ditë.

Sipas një studimi nga studiues në Universitetin Klumbia në SHBA, ata të cilët janë të privuar për të fjetur i hanë pothuajse 300 kalori në ditë më shumë se ata të cilët marrin gjumë mjaftueshëm, transmeton Lajmi.net.

Kjo ndodhë për shkak se nivelet e hormonit ghrelin, i cili i tregon trurit se kemi nevojë për të ngrënë, rritet kur ne nuk marrim gjumë mjaftueshëm.

Profesori Russell Foster, drejtor në Institutin Gjumi dhe Neuroshkenca në Universitetin e Oksfordit, thotë se trupi ka nevojë për më shumë karbohidrate dhe sheqer kur është i privuar për të fjetur ose i lodhur, përderisa këto janë ato ushqime që i japin trupit energji, transmeton Lajmi.net.

Prandaj, nëse jeni duke u brengosur se pse po vazhdoni të jeni gjithmonë të uritur, arsyeja është se nuk po bëni gjumë mjaftueshëm.