Pse në SHBA gjithnjë votohet në muajin nëntor?

Në vendet e shumta të botës, zgjedhjet zhvillohen gjatë fundjavës dhe në stinë të ndryshme të vitit.

Bota

06/11/2018 21:17

Por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithçka bëhet ndryshe.

Zgjedhjet për president në SHBA mbahen çdo katër vjet ndërsa ato për Kongresin Amerikan, mbahen çdo dy vjet si këto të sotmet – gjithmonë të martën apo një ditë pas të hënës së parë të nëntorit.

Lexo edhe:

Shqiptari nga Kosova, kandidat për asamblenë e Nju Jorkut

Kjo traditë ka filluar në vitin 1845.

Ndërsa arsyeja është se amerikanët e shekullit të 19-të, shumë prej të cilëve fermerë, ishin tepër të zënë me punët e bujqësisë.

Në muajin nëntor, puna në fusha lehtësohej pak, sepse prodhimi ishte korrur para se të fillonin ngricat.

Meqenëse të dielat rezervoheshin për vizitat nëpër kisha, si ditë më e përshtatshme mbetej e marta sepse shumë njerëzve u duhej një ditë për të shkuar në qendrat e votimit me kalë apo me karrocë.

Ndërsa ditën e mërkurë fermerëve u duhej të shkonin në treg për të shitur prodhimin, njofton Klan Kosova.