“Pse m’le” kënga më e re nga Lumi B, publikohet promo
Lumi B është reper shumë i kërkuar.

ShowBiz
Ai ka përmbyllur me sukses sezonin e verës, ndërsa menjëherë ka nisur punën rreth projektit të ri, shkruan lajmi.net.
Reperi ka zbuluar se projekti i tij i ri lansohet të mërkurën (3 tetor), në orën 18:00, ndërsa titulli i tij është “Pse m’le”.
Lumi ka publikuar edhe videon paralajmëruese të këngës, e cila premton të jetë hit.
Kujtojmë që projekti i fundit i tij është “Kalon”, këngë kjo në duet me Dafina Zeqirin, që rezultoi shumë e suksesshme. /Lajmi.net/