Pse mjekët po u kërkojnë prindërve të mbajnë dhëmbët e tyre të fëmijërisë

A ju kujtohet rënia e parë e dhëmbit të fëmijërisë? Për disa prej nesh, ky moment ishte i frikshëm dhe i dhimbshëm, ndërsa të tjerët morën një dhuratë të bukur.

Lifestyle

04/03/2019 23:33

Disa prindër mbajnë dhëmbët e fëmijëve të tyre më pas, transmeton lajmi.net.

Ndërsa mbajtja e dhëmbëve të fëmijëve tuaj mund të tingëllojë e çuditshme, Bright Side ka gjetur një arsye shkencore pse mund të jetë e vlefshme.

Mbajtja e dhëmbëve për qelizat dentale

Shkencëtarët rekomandojnë mbajtjen e dhëmbëve për të marrë më vonë qeliza staminale të dhëmbëve prej tyre. Më vonë, këto qeliza mund të shpëtojnë edhe jetën e personit.

Cilat janë qelizat dentale dhe si mund t’i ruajmë ato?

Qelizat dentale mund të merren nga dhëmbët si dhe pjesët e tjera të kockave. Mos harroni, dhëmbët duhet të ruhen siç duhet për t’u bërë të dobishme më vonë. Mjekët dhe shkencëtarët përdorin disa lloje të teknologjisë për të ruajtur dhe më vonë prodhojnë qeliza staminale.

Si mund të ndihmojnë këto qeliza?

Qelizat dentale apo burimore mund të riprodhojnë çdo lloj tjetër qelizash në trupin tuaj. Prandaj, ato mund të zëvendësojnë ato të dëmtuara. Hulumtimet tregojnë se qelizat burimore mund të ndihmojnë për të luftuar kancerin.

Gjithashtu, studimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar potencialin e qelizave burimore kur bëhet fjala për trajtimin e sëmundjeve të tjera, p.sh. sulmet në zemër. /Lajmi.net/