“Pse me votu kryetarin e Kuvendit?”, Krasniqi: Nëse s’e bënë VV-ja qeverinë, është radha jonë me pas qeveri të drejtuar nga Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është regjistruar sot si deputet i legjislaturës së 9-të me radhë në Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast Krasniqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë e dalë nga zgjedhjet do të duhej të formonte institucionet, e në rast se nuk arrin atëherë do t’u…

Lajme

11/04/2025 13:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është regjistruar sot si deputet i legjislaturës së 9-të me radhë në Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast Krasniqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë e dalë nga zgjedhjet do të duhej të formonte institucionet, e në rast se nuk arrin atëherë do t’u takojë partive opozitare me këtë rast PDK-së që të bëjë këtë.

Kurse në lidhje me votimin e emrit të propozuar për Kryetar të Kuvendit që pritet të bëhet më 15 prill- Krasniqi tha se votimi i kryeparlamnetarit s’ka qenë kurrë problem.

“Partia që ka dalë e para me provu me bë qeverinë, nëse ata s’munden pastaj është radha jonë dhe besojmë se me një situatë të tillë do arrijmë të kemi qeverinë që do të udhëhiqet nga Bedri Hamza”.

Krasniqi tha se po të kishin marrë ftesë nga Vetëvendosje për takim – do ta bënin të ditur.

“Ne me pas pranu ftesë e kishi ditë deri tash. Nëse e bëni qeverinë me opozitën a do të hiqni dorë nga Kryeministri.Asnjë rrethanë s’ka ndryshu që me ndryshu qëndrimi.Kandidati që do të bënte ish-opozitën bashkë në një qeveri është veç Bedri Hamza. Kushtetuta qysh te parasheh ne jemi të obligum t’i respektojmë”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Memli Krasniqi tha se pse duhet me ia dhënë votat e PDK-së për kryeparlamentar, kur këtë do të duhej ta siguronin ata.

“Nuk është nevoja me votu gjithsesi na sepse Kuvendi asnjëherë s’ka pas telashe për konstituim sa i përket kryetarit të Kuvendit. Më 15 na takon me u propozu kryetari i Kuvendit edhe me vazhdu. Pse me ja dhanë votat e PDK-së- pra edhe nëse ne se kemi votu kryetari është votu kshtu që janë bë 61 vota.Duhet pasur respektim të qytetarëve e të Kushtetutës./Lajmi.net/