Pse Klopp nuk e ka drejtuar asnjëherë Bayernin?
Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se arsyeja e vetme që klubi nuk ka mundur të siguroj shërbimet e trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, është se gjermani ka qenë nën kontratë diku tjetër, kur ata kanë qenë në kërkim të një trajneri të ri.
Sport
Klopp, tani trajner fitues i Ligës së Kampionëve dhe Premierligës, shpesh ka qenë i lidhur me skuadrën e Bayernit, me Bavarezët që njihen shumë përpara ekipeve tjera në Bundesligë.
Dhe, përkundër lidhjes së Klopp me rivalët kryesor të Bayernit, Borussia Dortmund, Rummenigge pranoi se ai është një nga trajnerët më të mirë në Evropë dhe se ai ndoshta mund të ketë qenë një opsion për klubin nëse koha do ishte e ndryshme në të kaluarën.
“Jurgen Klopp është një trajner i shkëlqyeshëm dhe një person shumë i respektueshëm”, i tha Rummenigge Sport Bild, përcjell lajmi.net.
“Ai është modest. Ne e njohim të gjithë se çfarë trajneri është, por ai kurrë nuk lavdërohet”.
“Sa herë që ne kemi qenë në kërkim të një trajneri, Jurgen ishte gjithmonë nën kontratë. Por të mos harrojmë se ne kemi qenë të bekuar me trajnerët e tjerë vitet e fundit: Jupp Heynckes, Pep Guardiola, Louis van Gaal dhe tani edhe Hansi Flick.”
“Kur jeni duke kërkuar për një trajner, koha duhet të jetë e duhur”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/