Pse KFOR-i dje për disa orë fluturoi mbi territorin e Kosovës?

Gjatë ditës së djeshme u raportua që një aeroplan i KFOR-it ka fluturuar mbi territorin e Kosovës për disa orë. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net e ka kontaktuar Autoritetin e Aviacionit Civil. Autoriteti i Aviacionit Civili e ka konfirmuar fluturimin e KFOR-it për disa orë. “Bazuar në Marrëveshjen Tekniko Ushtarake të vitit 1999, Komandanti…

Lajme

04/06/2025 16:18

Gjatë ditës së djeshme u raportua që një aeroplan i KFOR-it ka fluturuar mbi territorin e Kosovës për disa orë.

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net e ka kontaktuar Autoritetin e Aviacionit Civil.

Autoriteti i Aviacionit Civili e ka konfirmuar fluturimin e KFOR-it për disa orë.

“Bazuar në Marrëveshjen Tekniko Ushtarake të vitit 1999, Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) kontrollon dhe koordinon përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë në përputhje me rregullat dhe procedurat e “KFOR”. Andaj për të siguruar operime të qeta dhe të sigurta të sistemit të trafikut në hapësirën ajrore mbi Kosovë, KFOR gjatë gjithë kohës realizohen fluturime të tilla për këtë qëllim.” , thuhet në përgjigje./lajmi.net/