Pse i “erdhi mirë” komentuesit britanik që e pa djegien e pilotit jordanez

Gazetari dhe redaktori i njohur i edicionit amerikan të gazetës “Daily Mail”, Piers Morgan ka shkruar një kolumne lidhur me ekzekutimin tmerrues të pilotit jordanez,  Muat al-Kasabet nga ana e militantëve të grupit Shteti Islamik.

Bota

04/02/2015 23:47

Morgan në kolumnen e tij ka shkrua edhe një fjali që në shikim të parë duket e çuditshme, duke thënë se i “vjen mirë që e ka shikuar incizimin e një vdekje kaq brutale”.  

“Dëshiroja ta shikoj këtë. Doja të bindem që ajo që të tjerët e quanin ‘videoja më e tmerrshme i incizuar ndonjëherë’. Isha në dilemë, duke thënë se nuk kam nevojë të shikoj dikë që e djegin për së gjalli, i thosha vetes. Fundja, askush normal nuk dëshiron të shohë diçka të tillë”, shkruan ai.  

“Megjithëkët, nuk munda të përmbahem dhe e shtypa ‘play. Shikoja ata kopilë gjakatarë, vrasës duke djegur njeriun e gjallë brenda një kafazi metalik dhe dëgjojnë klithjet e pilotit jordanez derisa digjej. Megjithatë më vjen mirë që e shikova atë incizim”.

“Më vjen mirë që tash e di edhe më qartë se ata (xhihadistët) thjesht nuk dinë për kufinj, nuk kanë asnjë ndjenjë njerëzore në vete. Nuk kanë shpirt. Më vjen mirë që  shikova atë sasi të kënaqësisë së papërshkrueshme, të sëmurë të kënaqësisë në fytyrat e tyre shtazarake derisa i bënin diçka të tillë një qenie njerëzore”, vazhdon shkrimin e tij Morgan, duke i quajtur ata militantë “sadistë të ferrit”.  

Më pas ai ka sqaruar se shikimi i videoincizimit i ka krijuar “një tërbim të pakontrolluar ndaj Shtetit Ilsmaik, i cili fare lehtë mund të krahasohet me ndjenjën e urrejtjes ndaj Hitlerit dhe kampeve të tij të vdekjes ku digjeshin hebrenjtë.

“Sikundër edhe në rastin e nazistëve, mbarë bota duhet të bashkohet në mënyrë që ti shkatërrojmë ata”, ka shtuar Morgan.

Në fund, ai ka shkruar se hapin fillestar duhet ta bëjnë “miliona myslimanë, të cilëve u ka erdhë në maje koke që në emër të Islamit të kryhen vepra të tilla të këqija”.  

“Nesër, në vend të pilotit jordanez al-Kasabet do të mun d të ishit ju. Kjo është lufta juaj”, ka pëerfunduar Morgan kolumnen e tij.