Pse është mirë të hash çokollatë?

Një sasi e vogël çokollatë mund të ju ndihmojë shumë në çdo gjë.

Lifestyle

16/06/2015 19:42

A ka diçka që nuk mund të bëjë çokollata? Një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti Aberdeen sugjeron se të hash sasi të vogla të çokollatës çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër.

Studimi gjeti se, krahasuar me njerëzit të cilët nuk kishin ngrënë çokollatë, ata të cilët kishin ngrënë çokollatë kishin 11% më pak shanse që të marrin sulm në zemër, transmeton Lajmi.net.

Këto janë 5 arsyet e tjera pse duhet të hani çokollatë:

Çokollata mund të ju ndihmojë të evitoni të ftohurit
Studimi gjeti se duke ngrënë çokollatë, ishin reduktuar dukshëm shanset për t’u ftohur gjatë sezoneve të ftohta. Në studim u gjet se të rriturit ishin 33% më të mbrojtur nga të ftohurit nëse kishin ngrënë çokollatë, krahasuar me ata të cilët nuk kishin ngrënë.

Çokollata parandalon rrudhat
Një laborator në Unviersitetin e Kembrixhit ka krijuar një “esteçok”, një antioksidant i pasur me çokollatë i cili premton se parandalon rrudhat. Krijuesit e saj thonë se ajo mund të ndryshojë lëkurën e një 50-vjeçari dhe ta bëjnë si të një 20-vjeçari, transmeton Lajmi.net.

Çokollata parandalon humbjen e kujtesës të lidhur me moshën
Hulumtimi nga Universiteti i Kolumbisë gjeti se flavanolet në çokollatë mund t’u japin njerëzve në të gjashtëdhjetat e tyre një memorie të një 30-vjeçari tipik. Antioksidantët në kakao çuan në një njohje më të shpejtë dhe më të pastër të modeleve vizuale për çokollatë-ngrënësit në studim, krahasuar me ata të cilët nuk kishin ngrënë.

Çokollata ju bën më të lumtur
Diçka që njerëzit ndoshta e kemi ditur qysh nga koha e Majave dhe Azetkëve – çokollata ju bën të ndjeheni mirë. Në fakt, çokollata është ilaçi më i konsumuar psikoaktiv në botë. Çokollata në fakt është një ushqim i pasur me kemikale të ndjenjës së mirë, të tilla si 1, 3, 7-trimethylaksine, e cila rritë normat e zemrës dhe koncentrimin e muskulit, dhe me serotonin, një neurotransmetues natyral i cili kontrollon shumë funksione në tru, duke përfshirë humorin dhe sjelljen, transmeton Lajmi.net.

Çokollata ju ndihmon edhe në shtrat
Flavanolet e gjendura në çokollatë ndihmojnë gjithashtu në rritjen e rrjedhjes së gjakut, i cili mund të jep një efekt të ngjashëm me Viagren tek meshkujt. Udhëheqësi i popullit të Aztekëve Montezuma, thuhet se pinte rreth 50 filxhanë çokollatë para se të vizitonte haremin e tij. Gjigandi i çokollatave me bazë në Zvicër, Barry Callebaut ka krijuar një teknikë për të koncentruar nivelet e kemikaleve kështu që ju nuk keni nevojë që të pini ose hani kaq shumë para se të shkoni në shtrat me dikë.