Pse duhet të pini dy kafe gjatë ditës? Përfitimet që sjellë

2 filxhanë kafe janë shumë? Përkundrazi, kanë këto dobi për trupin tuaj...

Lifestyle

13/12/2021 14:33

Ndoshta mund t’ju kenë thënë se pirja e kafesë nuk është diçka e mirë. Por kohët kanë ndryshuar dhe shkenca ka zbuluar të vërteta të reja.

Është e vërtetë që kafeina mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj, por marrja e saj në mënyrë të moderuar, është e mjaftueshme për të tejkaluar lehtësisht efektet e pafavorshme të kësaj substance që stimulon sistemin.

Kokrrate kafesë janë të pasura me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira, luftojnë inflamacionin dhe ngadalësojnë procesin e plakjes.  Kafeja gjithashtu përmban një shumëllojshmëri marramendëse  të nutrientëve të tjerë si mangani, magnezi, kaliumi, fosfori dhe vitaminat B1, B2,B3 dhe B5.

Pirja e dy filxhanëve kafe në ditë mund t’ju ofrojë benefitet e mëposhtme:

-Përmirëson funksionin e trurit duke stimuluar aktivitetin e tij përmes kohës së reagimit, por dhe gjendjen e humorit

-Ulje e rrezikut për depresion dhe vetëvrasje. Sipas një studimi të Harvardit të vitit 2011, njerëzit që konsumonin më shumë kafe shfaqnin shanse më të ulëta për t’u prekur nga depresioni (20%) dhe më pak gjasa për të kryer vetëvrasje.

-Mbrojtje nga sëmundjet degjenerative të trupit si zvogëlimi i rrezikut për të vuajtur nga demenca kur plakeni dhe mbajtja larg e Alzheimerit.

-Përmirëson normën metabolike duke ju ndihmuar të hiqni kilogramët e tepërt për shkak se një substancë e gjendur në të, nxit metabolizmin.

-Redukton riskun e prekjes nga diabeti i tipit2. Nëse pini rregullisht kafe, sipas specialistëve, keni më pak gjasa të prekeni nga diabeti deri në 67%.

-Ul gjasat për t’u prekur nga sëmundjet e mëlçisë. Ekspertët thonë se konsumi i të paktën 4 filxhanëve kafe në ditë, ndihmon në uljen e ndjeshme të gjasave për t’u prekur nga kanceri dhe cirroza e mëlçisë.

-Rrit jetëgjatësinë. Për shkak se njerëzit që pinë kafe kanë gjasa për të redukuar riskun e sëmundjeve të ndryshme, ata priren të kenë jetë më të gjatë. Një raport i New England Journal of Medicine në vitin 2012 vërtetoi se njerëzit që pinin 4 deri në 5 filxhanë kafe në ditë jetonin më gjatë se ata që nuk pinin. /Lajmi.net/