Pse duhet të martoheni mbi 30 vjeç, këshilla nga aktori Tom Hanks

14:49 | 1 Korrik 2019

Aktori i njohur Tom Hanks, ka dhënë disa këshilla se pse nuk duhet të nxitoheni dhe të martoheni shumë herët.

Ai tha se kur u martova për herë të parë isha shumë i ri dhe u nxitova të martohesha dhe kuptohet që ajo martesë dështoi.

Sipas, Hanks vendimi për martesë duhet të merret kur jeni të vetëdijshëm dhe të sigurt, e jo kur jeni impulsiv. Martesa me Rita Wilson ishte vendimi i duhur isha 30 vjeç, dhe tani kemi 31 vite së bashku, raporton “Bright Side”, trasmenton lajmi.net

Një martesë e lumtur është kur ju mbështetni njëri – tjetrin. Kur gruaja e Hanks ishe diagnostifikiuar me kancer të gjirit, ajo ishte frikësuar se si do të reagonte ai, dhe se si ky lajm to të ndikonte në lidhjen e tyre. Por shqetësimi ishte i kotë, sepse burri i saj Hanks u tregua plotësisht mbështetës dhe i qëndroi afër gjatë tërë kohës

Pranoni dhe dashuroni partnerin ose partnerët tuaj për atë që ata janë, mos mundoheni t’i ndryshoni, por përkundrazi vlerësoni ata edhe për gjërat më të vogla. Martesa është një punë e dytë, por qe në fund të ditës, ajo punë i’a vlen.

Dhe gjëja më e rëndësishme se pse nuk duhet të nxitoni në martesë, është të siguroheni që keni gjetur personin e duhur. /Lajmi.net/