Pse dështoi programi i shpëtimit të Greqisë

Derisa kriza greke në mënyrë të dhimbshme po ilustrohet, një program strukturor i rregullimit për të rritur qëndrueshmërinë e borxhit afatgjatë, mund të funksionojë vetëm nëse vendi merr pronësinë e saj.

Opinion

02/07/2015 09:17

Kenneth Rogoff
Kenneth Rogoff

Pika e menjëhershme kyçe për Greqinë, është mosgatishmëria e saj për ta krijuar sistemin e saj pensional në një mënyrë të besueshme, por ky është vetëm shembulli më i fundit i papajtueshmërisë. Në fakt, huadhënësit prej kohësh i kanë dhënë Greqisë në mënyrë të konsiderueshme më shumë para se sa i ishte kërkuar t’i paguaj, duke menduar se kurrë nuk do të zbulohet nga shtypi botëror. Me besimin e të dyja palëve, arritja e një marrëveshje të qëndrueshme ka qenë e pamundur.

Anëtarësimi i Greqisë në Bashkimin Evropian i jep kreditorëve të saj ndikim të rëndësishëm, por dukshëm jo të mjaftueshëm për të ndryshuar kalkulimet themelore. Greqia vazhdon të mbetet një vend sovran, nuk është një shtet nën-sovran. “Treshja” e kreditorëve, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian, nuk janë duke u kënaqur kur po dëgjojnë deklarata të ndryshme për Greqinë si ajo, “Korporata Komunale për Asistencë ishte shtrirë mbi qytetin e Nju Jorkut, kur u lëkund buzë falimentimit në mes të viteve të 70-ta”.

Programet më të mira strukturore-rregulluese, janë ato programe në të cilat qeveria e vendit debitor propozon ndryshime të politikave, dhe FMN-ja ndihmon në hartimin e një programi me porosi dhe ofron mbulesë politike për zbatimin e tij.

Imponimi nga jashtë nuk është thjesht një opsion efektiv. Kështu që reformat që të kenë sukses, qeveria greke dhe elektorati i saj duhet të besojnë në to.

Se vendi duhet të marrë pronësinë e programit të saj reformues nuk është një leksion i ri. Marrëdhëniet shkëmbimore në mes të FMN-së dhe Ukrainës, filluan shumë para raundit të fundit të negociatave.

Të kthehemi pas në vitin 2013, kur stafi i FMN-së përpiloi një raport për përvojën e organizatës në vend. Përfundimi i tyre në thelb ishte se dështimi i qeverisë për të përqafuar procesin e plotë të reformave, por që garanton programin e saj nuk do të funksionojë.

Në qoftë se një qeveri është e paaftë ose e painteresuar në bërjen e rregullimeve të nevojshme, raporti argumenton se alternativa më e mirë është që të tërheq paratë si pjesë e zbatimit të reformave, ashtu siç tani është duke u bërë në Greqi. Fatkeqësisht, kjo qasje nuk është dëshmuar si e mjaftueshme për të kapërcyer sfidat atje. Kushtet strukturore-reformuese shpesh anojnë ekuilibrin në mes të konkurrencës dhe fraksioneve të brendshme, qoftë për mirë apo për keq. Por nëse nuk ekziston vullneti brenda vendit për ruajtjen e reformave, ato shpejt do të minohen.

Ideologët e krahut të majtë e kanë parë prej kohësh programin strukturor të reformave me një dyshim të thellë, duke akuzuar huadhënësit ndërkombëtarë si FMN-në dhe Bankën Botërore, se janë kapur nga fundamentalistët neoliberal të tregut. Kjo kritikë ka disa të vërteta në këtë, por është e ekzagjeruar.

Për të qenë të sigurt, reformat strukturore shpesh favorizojnë politikat e tilla si fleksibiliteti i tregut të punës. Por njëri nuk duhet të bëjë gabimin duke shikuar këto ndërhyrje në aspektin bardhë e zi.

Thyerja e dyfishtë e tregjeve të punës që kanë përjashtuar punëtorë të rinj (siç bëjnë në shumë vende të Evropës Jugore, përfshirë Italinë, dhe deri njëfarë mase Francën) është shumë më vështirë për ti bërë gjërat e lehta duke pushuar të gjithë punëtorët. Duke i bërë të qëndrueshme sistemet pensionale nuk i bën ata të fortë. Dhe duke i bërë sistemet tatimore më të thjeshta dhe më të drejta, nuk është njëjtë sikurse rritja e gjitha taksave.

Së fundmi, kundërshtarët e reformës strukturore kanë shtyrë tutje më shumë vërejtje, shumica prej tyre kanë të bëjnë me problemin e shkaktuar nga deflacioni ku normat e interesit të politikës janë në zero.

Nëse reformat strukturore thjesht ulin gjitha pagat dhe çmimet, atëherë mund të jetë e vështirë që brenda një afati të shkurtër të kundërshtohen rëniet e kërkesave agregate.

Por një kritikë e ngjashme mund të bëhet për çdo ndryshim tjetër në politikë: nëse është projektuar keq, ajo ka gjasa të jetë kundër-produktive. E vërteta është se rruga përpara Evropës kërkon arritje të produktivitetit më të madh.

Leksionet nga Greqia dhe programet tjera të pasuksesshme të shpëtimit janë të kthjellëta.

Nëse programi i shpëtimit nga borxhi kërkon ndryshim në modelin ekonomik, social dhe politik të një vendi, sigurisht se veprimi më i mirë do të ishte shkuarja e humbjeve private, në vend të hedhjes së parasë publike për ti mbuluar ata. Në raste të tilla si Greqia, pasioni i kreditorëve për reformat strukturore mund të drejtohet më mirë në shtëpi, veçanërisht drejt përmirësimit të rregullores financiare.

Shumica dërrmuese e grekëve duan të qëndrojnë në BE. Në një botë ideale, ofrimi i ndihmës financiare në këmbim për reforma mund të ndihmojë ata në vend, që duan të formësohen në një shtet modern evropian. Por duke pasur parasysh vështirësitë që Greqia i ka pasur deri më tani në bërjen e ndryshimeve të nevojshme për të arritur këtë qëllim, tani mund të jetë momenti i duhur për rishqyrtimin e kësaj qasjeje ndaj krizës. Në vend të një programi që i siguron vendit kredi të mëtejshme, mund të ketë më shumë kuptim ofrimi i ndihmës së drejtpërdrejtë humanitare, pavarësisht nëse Greqia mbetet plotësisht brenda eurozonës.

(Lajmi.net është anëtare e rrjetit të Project Syndicate)