Pse burrat nuk duan të përdorin kondom?

Sigurisht edhe ju e keni gjetur vetën në një situatë të tillë kur ai donte të gjente një arsye për të refuzuar përdorimin e mbrojtjes.

Lifestyle

20/05/2019 20:56

Një moment emocionues në dhomën e gjumit mund të bëhet i zymtë në sekonda sapo të lindë pyetja: A ke prezervativ?

Femrat janë ato që kanë më shumë gjasa të bëjnë këtë pyetje, ndërsa djemtë ta shmangin atë, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, ekspertët argumentojnë se vajzat gjithashtu urrejnë ta bëjnë këtë pyetje. Nuk duhet të harrojmë se dështimi i prezervativit është rrezik i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Rritja e numrit të infeksioneve të caktuara mund t’i atribuohet rënies së përdorimit të prezervativit, pretendojnë ekspertët nga universiteti australian.

Ata thonë se në seks të dy gjinitë duhet të marrin përgjegjësinë për seks të sigurt.

Megjithatë duket se femrat gjithmonë e kanë këtë ngarkesë, pasi meshkujt mundohen t’i ikin përdorimit, arsye për të cilën e dinë vet ata. /Lajmi.net/