Pse Barca ka frikë të madhe nga titulli në tavolinë?

Ekziston një mundësi në rritje që kampionati spanjoll të mos vazhdojë dhe kampioni të vendoset në tavolinë. Nëse gjërat do të mbetshin ashtu, Barcelona do të fitonte titullin.

Sport

04/04/2020 10:16

Kampionati i Belgjikës tashmë është vendosur në atë mënyrë, pasi federata e këtij vendi vendosi që titullin t’ia dhurojë vendit të parë, Club Brugge.

Klubet dëshirojnë të përfundojnë sezonin kur kanë mbetur edhe rreth 10 xhiro, por nuk duket e mundur. UEFA ka kërkuar të njëjtën gjë, kampionatet do të vazhdojnë, duke ofruar edhe muajt korrik dhe gusht.

Frika nga titulli

Me situatën aktuale, Barcelona do të shpallej kampione e La Ligas, por klubin po e kundërshton atë ide. Ata nuk duan të fitojnë titullin po i luajtur të gjitha ndeshjet, shkaku i të ardhurave nga biletat dhe të drejtat televizive.

Barcelona do të humbiste 20 milionë euro nga biletat në pesë ndeshjet në shtëpi që do të luheshin, gjë e cila do t’i paraqiste problem me kompanitë televizive, pasi Barcelona tashmë ka marrë 166 milionë eurot që i takojnë sipas kontratës.

Me gjithë këto humbje financiare, Barcelona do të ishte në telashe të mëdha./Lajmi.net/