“PSD paralajamëron shkarkimin e drejtorëve të VV-së në Qeverisjen e Prishtinës”

Asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi ka thënë se Asamblisti nga PSD, Bashkim Beha ka paralajmëruar drejtorët e këtij subjekti partiak, me shkarkim nga qeverisja komunale e Prishtinës.

Lajme

28/06/2018 17:45

Kjo sipas tij mund të ndodhë nëse këta nuk heshtin së kritikuari qeverisjen e Shpend Ahmetit.

Postimi i Azemit:

Sot isha i ftuar në emisionin “Ju flet Prishtina”. Aty debatuam me asambleistin e PSD-së, Bashkim Beha, i cili në fund të emisionit, sapo unë kritikova disa nga dukuritë negative në Komunë, tha në njëfarë mënyre se do të na përjashtojnë nga qeverisja. Pra ose duhet të heshtim ose ti mbajmë disa drejtori.

Këtë e tha kur unë përmenda punët e mira që janë bërë në drejtorinë e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia, e ku të gjithë e dijmë se sa shumë janë përmisuar shërbimet në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Na përjashtoni pra, sepse ju që moti keni përjashtuar publiken. Ju e doni privaten e privatët, për të cilet fliste gjatë gjithë emisionit.

Publikja është e të gjithve. E për të gjithë angazhohet vetëm një subjekt.

Ajo është Lëvizja VETËVENDOSJE!. /Lajmi.net/