PS4 apo Xbox One?

Së fundmi kanë dalë në shitje dy video-lojërat më të famshme në botë. Xbox One dhe PlayStation 4, i cili shiti një milion kopje vetëm në ditën e parë. Por, shtrohet pyetja se cili prej tyre do t’i fitojë zemrat e lojtarëve në tërë botën në muaj e ardhshëm? Mediat e huaja e kanë bërë…

Auto & Tek

24/11/2013 19:00

Së fundmi kanë dalë në shitje dy video-lojërat më të famshme në botë. Xbox One dhe PlayStation 4, i cili shiti një milion kopje vetëm në ditën e parë.

Por, shtrohet pyetja se cili prej tyre do t’i fitojë zemrat e lojtarëve në tërë botën në muaj e ardhshëm? Mediat e huaja e kanë bërë një analizë, duke i krahasuar këta dy gjigantë të gjeneratës së fundmit.

Në aspektin e ndërtimit të jashtëm, pa dyshim se PS4 mund të fitojë, për shkak se duket më kompakt dhe me një dizajn më të menaxhuar.

Sa i përket harduerit, duket se këta dy gjigantë janë më afër se kurrë. Projektuesit e ndajnë të njëjtën arkitekturë dhe dizajn, sistemet e grafikës ndryshojnë vetëm pak, edhe pse PS4 e ka RAM-in më të shpejtë. Por, Xbox One e ka një memorie ultra të shpejtë.

Duke i lënë mënjanë specifikat, në përgjithësi ato duken praktikisht të padallueshme, të paktën sipas ekspertëve nga ‘Ars technica’. Kur të luani në një televizor HD, nuk mund ta dalloni kualitetin në mes këtyre dy video-lojërave.