“Provokime ndaj Policisë së Kosovë, pistoletë plastike, flamuri i Serbisë dhe 8 të arrestuar” – Përfundon festa e Vidovdanit me thirrje nacionaliste
Ka përfunduar festa e Vidovdanit e cila u mbajtë në periferi të Prishtinës, ku tradicionalisht zhvillohen tubime dhe aktivitete përkujtimore. Gjatë përfundimit kremtimit ka pasur thirrje nacionaliste, Kosova është Serbi si dhe gjatë mëngjesit deri në përfundimit të këtij tubimi Lajmi.net merr vesh se janë arrestuar 8 persona nga Policia e Kosovës për prishje të…

Lajme
Ka përfunduar festa e Vidovdanit e cila u mbajtë në periferi të Prishtinës, ku tradicionalisht zhvillohen tubime dhe aktivitete përkujtimore.
Gjatë përfundimit kremtimit ka pasur thirrje nacionaliste, Kosova është Serbi si dhe gjatë mëngjesit deri në përfundimit të këtij tubimi Lajmi.net merr vesh se janë arrestuar 8 persona nga Policia e Kosovës për prishje të rendit.
Dy shtetas serb janë shoqëruar nga Policia e Kosovës, ku njëri kishte provokuar me pistoletë të plastikës ndërsa tjetri mbante të veshur një bluzë me foton e Aleksandër Arsenijeviq, të dyshuarit për krime lufte. I njëjti dyshohet se ka penguar disa zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.
Përveç Policisë së Kosovës, në terren janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët kanë monituruar këtë ngjarje.
Vidovdani festohet tradicionalisht edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe rit fetar, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës./Lajmi.net/