Protestuesit me brohorima: Poshtë Qeveria, Hajnat në burg

Protestuesit të cilët po gjenden jashtë ambienteve të Kuvendit për të kundërshtuar fuqishëm ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi janë duke u shtuar në numër.

Lajme

01/09/2016 12:07

Ata vazhdimisht po brohorasin “ Poshtë Qeveria”, Marrëveshja nuk kalon “, “Hajnat në burg”.

Ndërkohë deputetët e Kuvendit janë duke u mbledhur në sallë, për të parë ose jo nëse vazhdon seanca e paraparë për të filluar nga ora 11:30.

Deri me tani Lista Serbe vazhdon të mungojë./lajmi.net