Protestuesit i vënë flakën parlamentit
Protestuesit e zemëruar tw shtetit afrikan Burkina Faso, të enjten ia kanë vënë flakën parlamentit të tyre në kryeqytetin Ouagadougou.
Bota
Sipas Reuters, ushtria kishte qëlluar mbi protestuesit, por turma e madhe e njerëzve, që po protestonin prej disa ditësh, kishte arritur të futeshin në hapësirat e Parlamentit.
Autoritetet nuk kanë dhënë njoftime për të vrarë, por sipas agjencive vendase, dhjetëra persona janë plagosur.
Protestuesit, të pakënaqur me planin e ligjvënësve për t’ia zgjatur mandatin presidentit Blaise Compaore, i cili që prej 27 vjetëve është në krye të shtetit, janë shprehur se nuk u duhet një parlament i tillë.
Përveç Parlamentit, flaka iu është vënë edhe Bashkisë së kryeqytetit dhe selisë së partisë në pushtet.
Momentalisht protestuesit i janë drejtuar edhe Presidencës, por përkohësisht janë zmbrapsur nga policia e cila po përdorë gazë lotsjellës, topa uji dhe plumba gome, të lëshuara edhe nga një helikopter.
Compaore, i cili ka ardhur në pushtet në vitin 1987, përmes partisë së tij kishte propozuar ndryshimet kushtetuese për t’ia mundësuar vetvetes zgjatjen e mandatit si president i Burkina Fasos.