Protestuesit hedhin vezë në drejtim të policisë në Drenas

Protesta në Drenas është duke vazhduar para stacionit policor të qytetit.

Lajme

08/02/2019 13:24

Protestuesit janë ndaluar para stacionit policor në Drenas.

Në një moment të caktuara, disa prej protestuesve hodhën vezë në drejtim të policisë që kanë formuar një kordon para stacionit, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, organizatorët e protestës reaguan shpejtë duke kontrolluar turmën e madhe që u ndal në reagimin e tyre.

Lajmi.net ju mban të informuar nga vendi i ngjarjes në Drenas. /Lajmi.net/