Protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe ndërtesën e KEDS-it
Në Prishtinë po zhvillohet sot protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike. Protesta ka filluar pranë ndërtesës së KEDS-it. Qytetarët po mbajnë pankarta “Nuk e durojmë më hajninë” dhe “Sakrifikone KEDS-in, jo popullin”. Ata kanë hedhur ngjyrë të kuqet drejt ndërtesës së KEDS-it duke brohoritur “Hajnat jashtë”. Pas shqyrtimit të kërkesës së…
Lajme
Në Prishtinë po zhvillohet sot protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.
Protesta ka filluar pranë ndërtesës së KEDS-it. Qytetarët po mbajnë pankarta “Nuk e durojmë më hajninë” dhe “Sakrifikone KEDS-in, jo popullin”.
Ata kanë hedhur ngjyrë të kuqet drejt ndërtesës së KEDS-it duke brohoritur “Hajnat jashtë”.
Pas shqyrtimit të kërkesës së KESCO-s, ZRRE-ja pritet që në mars të marrë vendim nëse do të ketë rritje të tarifave të rrymës apo jo.