Protestuesi në stil ‘Kung Fu’ për ta ndaluar policin që ta arrestojë aktivistin tjetër

Policia e Hong Kongut paralajmëroi sot se dhuna në qendrën financiare aziatike ishte përshkallëzuar në një nivel kërcënues.

Bota

14/10/2019 17:19

Një video tregon një protestues në Hong Kong duke shkelmuar një oficer policie që po përpiqej të arrestonte një aktivist tjetër në rrethin Mong Kok dje, transmeton lajmi.net.

Një klip tjetër, gjithashtu i marrë në Mong Kok, tregon një punonjës të mediave në Hong Kong të arrestuar nga policia pasi dyshohet se kishte qëlluar në kokë një zyrtar policor me një mjet të fortë.

Hong Kongu u trondit nga një javë tjetër dhune dhe përleshjesh, ndërsa demonstruesit dolën në rrugë, duke shkatërruar bizneset pro-Pekinit, duke bllokuar rrugët dhe duke nxjerrë flamuj amerikanë dhe britanikë.

Punëtori i mediave i cili dyshohet se është qëlluar dhe ndaluar nga policia, punon si shofer i stacionit televiziv lokal të Hong Kongut. /Lajmi.net/