Protestuesi i trazirave në senat pendohet, thotë se “Trump na braktisi” pasi nuk lëshoi falje për të

Pasi Trump nuk vendosi të lëshoj falje për personat që hynë me dhunë në senat, një prej tyre thotë që ndjehet i tradhtuar.

Fun

24/01/2021 11:58

Jaboc Anthony Chansley, 33 vjeç, ose siç u njoh nga interneti “QAnon Shaman” ka thënë përmes avokatit të vetë se Trump i ka braktisur pas pjesëmarrjes në trazirat e 6 shkurtit, shkruan “DailyMail”.

Shumë protestues të tjerë janë shprehur se ndjehen në të njëjtën mënyrë, dhe se Trump i tradhtoi, transmeton lajmi.net.

Shumë prej pjesëmarrësve në atë protestë, ishin teoricienë të konspiracionit që besojnë në teorinë e QAnon.

Pra teoria e QAnon thotë se shteti amerikan drejtohet nga një grup sekret i kanibalëve pedofil, që drejtojnë një rrjet të trafikimit të seksit dhe i luten Satanit, dhe gjithashtu ata janë duke bërë komplot ndaj Trump.

Avokati i Chansley thotë se klienti i tij, si shumë të tjerë, vetëm po ndiqte udhëzimet e presidentit të atëhershëm, dhe se faji bie mbi Trump.

Deri më tani, 93 persona janë akuzuar në lidhje me trazirat e senatit. Mirëpo shumica prej tyre shprehen se pendohen. /Lajmi.net/