Protestues e policë të lënduar para Rektoratit
Është tensionuar situata para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku mijëra protestues po kërkojnë largimin e Rektorit Ibrahim Gashi dhe Këshillit Drejtues. Ka pasur edhe një përleshje mes policisë dhe studentëve në oborrin e Rektoratit.
Lajme
Përplasja mes protestuesve dhe policëve para Rektoratit ka shkaktuar lëndime tek të dy palët.
Gazetari i lajmi.net raporton se ka disa protestues të lënduar por edhe policë.
Protestues e policë të lënduar nga përplasja para Rektoratit
_ _ _ _
Studentët rikthehen prapë oborrin e UP’së, duke thyer kështu kordonin e policisë.
Raportohet për protestues të lënduar nga ndërhyrja e policisë.
_ _ _ _
Eskalon situata para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Arrijnë forca shtesë të policisë së Kosovës, të cilat fillojnë shpërndarjen largimin e protestuesve nga oborri i Rektoratit duke përdorur edhe spray.
Aktualisht para Rektoratit po mbretëron një situatë shumë e tensionuar, në prag të përshkallzimit.
_ _ _ _
Tensionohet situata para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku studentë, profesorë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile po protestojnë për largimin e Rektorit dhe Këshillit Drejtues.
Aktualisht para Rektoratit ka forca shtesë të Policisë, ku po ashtu ka zbarkuar edhe Njësia Speciale.
Në të njëjtën kohë Kuvendi i Kosovës po debaton për situatën e rëndë të krijuar në Universitetin e Prishtinës.
Opozita njëzëri ka kërkuar largimin e Rektorit dhe Këshillit Drejtues.
Protestat për largimin e Rektorit kanë nisur pas skandalit që plasi me botimin e punimeve të tij dhe të disa profesorë tjerë të UP’së në revista të rrema shkencore.