Protestojnë sërish banorët e Shipitullës, nuk u mundësohet takimi me bordin e KEK-ut as këtë herë

Banorët e Shipitullës nga Komuna e Obiliqit po vazhdojnë të përballen me problemin e njëjtë, atë të shpronësimeve. Dhjetëra banorë të fshatit kanë protestuar sot para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, me kërkesën për ndryshim të shpronësimeve në këtë fshat. Sipas tyre në fshatin Shipitullë, shtëpitë e tyre janë dëmtuar, mungon infrastruktura e janë mbyllur…

Lajme

10/07/2024 13:05

Banorët e Shipitullës nga Komuna e Obiliqit po vazhdojnë të përballen me problemin e njëjtë, atë të shpronësimeve.

Dhjetëra banorë të fshatit kanë protestuar sot para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, me kërkesën për ndryshim të shpronësimeve në këtë fshat.

Sipas tyre në fshatin Shipitullë, shtëpitë e tyre janë dëmtuar, mungon infrastruktura e janë mbyllur shkollat.

Banorët janë pyetur se çfarë hapa pritet të marrin në rast se nuk do të mbahet takimi, meqë rast njëri prej banorëve ka deklaraur se “Veç me ju hi stupc çka me ju ba”.

Kërkesë e këtyre banorëve mbetet shpronësimi i asaj pjese të fshatit pa kushte, të cilët shprehen se nuk kanë mundësinë të realizojnë asgjë.

Përkundër përpjekjeve bordi i KEK-ut, nuk ka pranuar të mbaj takim me qytetarët  me arsyetimin se nuk kanë pranuar email prej tyre./Lajmi.net/