Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërcënojnë me grevë

Njësiti punëtorëve të sigurisë së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë protestuar të enjten duke kërkuar që të zgjidhet statusi i tyre, të kthehen si punëtorë në departamentet e KEK-ut. 

Lajme

01/05/2014 16:28

Punëtorët që nisën marshin protestues para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomikë, për tu ndalur përpara Qeverisë së Kosovës, thanë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të hynë në grevë.

Rreth 250 punëtor ë sa ka ky njësi, u tha se punon në kushte të vështira të punës jashtë standardit me ligj.

Kryetari Sindikatës të Energjetikës së Kosovës, Izet Mustafa, tha se kërkesat e tyre deri më tash kanë hasur në veshë të shurdhër.

“Kemi bërë përpjekje disa here që mu zgjidh çështja e statusit  të këtyre punëtorëve, por edhe të njësive tjera dhe për fat të keq kjo ka mbet pa zgjidhje, sepse ka has në veshë të shurdhër edhe të drejtorëve të KEK-ut,  menaxhmentit të KEK-ut,  po edhe të institucioneve të nivelit qendror të vendit”, tha Mustafa.

Ai tha se KEK po pagunë kosto më të lartë me pagimin që po u bëhet këtyre punëtorëve nga operator ekonomikë.

“Në aspektin ekonomikë vlerësim i sindikatës është që shumë më e favorshme për KEK, dhe për qeverinë dhe për krejt institucionet që menaxhojnë me ndërmarrje publike është që këta punëtorë, këto njësi punuese, të kthehen dhe ta marrin statusin që kanë pasur si departament në kuadër te KEK-ut”.

“Kërkesë e sindikatës është që këta punëtorë të kthehen në KEK, të vazhdojnë të punojnë me paga, e jo KEK-u të jep shuma marramendëse parash në emër të blerjes së shërbime për punëtorët e KEK-ut”.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatë së Sigurisë dhe Mbrojtëse së KEK-ut, Nexhat Murati, tha se kërkesa e tyre drejtuar qeverisë është rikthimi i punëtorëve në departamente të KEK-ut.

“Neve na është bërë e pa drejtë pasi asnjë dokument kontratë individuale apo kolektive nuk na është  ofruar  për shkëputjen e kontratës me KEK-un”,tha Murati.

Protestuesit kanë paralajmëruar vazhdim të protestave edhe në ditët e ardhshme.

Ndryshe këta punëtorë, tani janë nën menaxhimin e kompanive private të sigurimit fizik, Security Code dhe VDG.