Protestohet për trajtim johuman të grave në Gjinekologji

Një grup qytetarësh ka protestuar sot para Klinikës së Gjinekologjisë duke kërkuar trajtim dinjitoz për të gjithë pacientët, veçmas për nënat gjatë lindjes.

Lajme

08/03/2015 13:55

Shkas për këtë protestë ishte rasti i fundit i Sabile Krasniqit, e cila për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor ditë më parë kishte lindur fëmijën e saj në korridor të kësaj klinike dhe po ashtu ishte ofenduar rëndë nga stafi mjekësor.

Organizatoret e kësaj proteste, Krenare Loxhaj dhe Rreze Abdullahu, i kanë bërë apel stafit mjekësor të Gjinekologjisë që t’i trajtojnë të gjitha femrat në mënyrë humane dhe kanë tërhequr vërejtjen se do të vazhdojnë me protesta nëse do të paraqiten raste të tjera të trajtimit të pandërgjegjshëm.