Protestë për të drejtat e punëtorëve më 1 Maj në Prishtinë
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar se më 1 maj 2026, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë një protestë paqësore në mbështetje të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat. Sipas njoftimit, protesta do të nisë në ora 10:00, me vendgrumbullim në Sheshi Zahir Pajaziti, për të vazhduar…
Lajme
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar se më 1 maj 2026, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë një protestë paqësore në mbështetje të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.
Sipas njoftimit, protesta do të nisë në ora 10:00, me vendgrumbullim në Sheshi Zahir Pajaziti, për të vazhduar më pas sipas itinerarit të planifikuar deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.